Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “Verity”, adaptim i bestsellerit të Colleen Hoover, vjen së shpejti në kinema me Anne Hathaway, Dakota Johnson dhe Josh Hartnett në rolet kryesore. Historia ndjek shkrimtaren e njohur Verity, e cila pas një aksidenti mbetet e paaftë për të folur dhe lëvizur, ndërsa autorja e re Lowen punësohet për të përfunduar veprat e saj. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Verity-t, Lowen zbulon një autobiografi sekrete dhe nis të dyshojë se gjërat nuk janë ashtu siç duken. Regjisori Michael Showalter e ka cilësuar “Rebecca” të Alfred Hitchcock-ut si një nga referencat kryesore për filmin, ndërsa Anne Hathaway është edhe producente e tij.