Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Trajneri shqiptar Besnik Hasi është dënuar me një ndeshje pezullim dhe 100 mijë lira turke, rreth 1,800 euro, pas ndeshjes së Amedsporit ndaj Besiktasit. Hasi u ndëshkua për sjellje të papërshtatshme ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të takimit dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Gençlerbirligit. Amedspori, nën drejtimin e tij, është ndër surprizat e kampionatit turk dhe aktualisht ka 13 pikë, po aq sa Galatasaraj.