Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbappé habit me deklaratën: “Do të luaj futboll deri në 100 vjeç”

Sport  |  14.09.2026 Ora 16:12   

Kylian Mbappé ka folur hapur për ambiciet e tij në një intervistë për “L’Equipe” dhe “France Football”, duke e cilësuar veten si favorit për Topin e Artë të këtij viti. Ylli francez hodhi poshtë akuzat për egoizëm, duke theksuar se rekordi i tij i asistimeve me kombëtaren e Francës dëshmon të kundërtën. Ai gjithashtu pranoi se çmimi individual shpesh ndikohet nga suksesi i skuadrës, ndërsa për mundësinë që të mbyllë karrierën pa Champions League apo Topin e Artë u shpreh: “Fitohet në fushë, jo me fjalë”.

I pyetur për jetëgjatësinë e karrierës dhe nëse mund të luajë deri në moshën 39-vjeçare, si Lionel Messi, Mbappé surprizoi me përgjigjen: “Do të luaj futboll deri në 100 vjeç nëse do të ishte e nevojshme”. Megjithatë, ai e cilësoi Messin si një futbollist unik dhe pranoi se të dy kanë stile të ndryshme. Sa u përket kritikave për mungesën e kontributit në fazën mbrojtëse, francezi tha se publiku priret të fokusohet te dobësitë e një lojtari që qëndron për vite pranë nivelit më të lartë, duke harruar golat dhe arritjet e tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing