Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Britney Spears sulmon publikisht të atin

Film  |  14.09.2026 Ora 16:07   
 

Britney Spears ka shkaktuar reagime me një postim të gjatë në rrjetet sociale, të cilin më vonë e fshiu, ku iu referua në mënyrë kritike babait të saj, Jamie Spears. Duke folur për kufizimet që, sipas saj, iu vendosën gjatë 13 viteve të kujdestarisë ligjore, këngëtarja shkroi: “Pyes veten pse Zoti ia mori këmbët babait tim?”. Jamie Spears ka humbur këmbën e djathtë mbi gju për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial. Britney e ka kritikuar prej kohësh të atin për kontrollin që ai ushtroi mbi jetën dhe karrierën e saj gjatë asaj periudhe.

Në të njëjtin postim, Spears kujtoi se për vite me radhë nuk ishte lejuar, sipas saj, të udhëtonte spontanisht apo të vendoste vetë për destinacionet e saj. Ajo tha se udhëtimet në Meksikë pas përfundimit të kujdestarisë në vitin 2021 e kanë bërë të ndihet “në qiellin e shtatë” dhe më e gjallë se kurrë. Postimi u publikua ndërsa këngëtarja festonte ditëlindjet e dy djemve të saj, Sean dhe Jayden.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing