Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina zgjerohet me kamera sigurie, 40 lokacione të reja në fazën e dytë

Vendi  |  14.09.2026 Ora 7:43   

Prishtina pritet të mbulohet me kamera të reja sigurie, në kuadër të fazës së dytë të projektit për monitorimin e hapësirave publike. Së paku 40 lokacione të reja pritet të pajisen me kamera.

Kamerat synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion dhe monitorimin e shkeljeve në trafik. Megjithatë, ekspertët e komunikacionit thonë se ndikimi i tyre duhet të matet përmes analizave të detajuara, për të vlerësuar nëse kanë sjellë përmirësime konkrete në terren.

Sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, qendra e re e monitorimit pritet të inaugurohet në mesin e tetorit. Aty, së paku 10 zyrtarë policorë do ta monitorojnë sistemin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Ndërkohë, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë deklaruar se institucionet publike mund të vendosin kamera në hapësirat publike, nëse kanë bazë ligjore për përpunimin e të dhënave personale.

Faza e dytë e projektit parasheh vendosjen e kamerave në së paku 40 lokacione të reja në kryeqytet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing