Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Princi George, 13 vjeç, ka nisur zyrtarisht studimet në Eton College, duke ndjekur traditën familjare të babait të tij, Princit William, dhe xhaxhait, Princit Harry. Në ditën e parë, George mbërriti në institucionin prestigjioz i shoqëruar nga prindërit, William dhe Kate, ndërsa u prit nga drejtori Simon Henderson. Eton, një nga shkollat më elitare në Britani, ka një histori 586-vjeçare dhe ka nxjerrë ndër vite 20 kryeministra britanikë.
George do të qëndrojë në konvikt gjatë viteve të studimit. Ai u shfaq me uniformë elegante, ndërsa gjatë pritjes familja mbretërore u takua me drejtuesit e kolegjit. Kate u pa duke i vendosur dorën në shpinë djalit të saj në një moment mbështetës, ndërsa prindërit pritet ta ndihmojnë të sistemojë dhomën e tij. E themeluar në vitin 1440 nga Mbreti Henry VI, Eton College ka tarifa vjetore që mund të arrijnë deri në 63 mijë paund dhe ka arsimuar shumë figura të njohura të politikës, artit dhe kulturës britanike.