Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

James Gunn mohon zërat: “The Brave and the Bold” nuk është pezulluar

Film  |  25.08.2026 Ora 8:14   

James Gunn ka mohuar raportimet se filmi i ri i DC-së, “The Brave and the Bold”, është pezulluar për shkak të mundësisë së bashkimit mes Warner Bros. Discovery dhe Paramount.

Pas disa spekulimeve në rrjetet sociale, bashkëdrejtuesi i DC Studios u pyet nëse projektet e studios ishin ndalur. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Jo. Asgjë nuk është pezulluar.”

Zërat nisën pasi regjisori Dan Marcus pretendoi se kishte dëgjuar nga regjisori Andy Muschietti se puna për filmin mund të ndalej deri në përfundimin e procesit të bashkimit. Megjithatë, më vonë Marcus sqaroi se nuk ishte i sigurt për këtë informacion, ndërsa Gunn e kundërshtoi drejtpërdrejt pretendimin.

Deri tani, “The Brave and the Bold” nuk ka një datë zyrtare të premierës. Filmi pritet të prezantojë Batmanin e ri në universin kryesor të DC-së, ndërsa versioni i Robert Pattinson mbetet pjesë e universi të veçantë të “The Batman”.

Puna për projektin mund të jetë duke ecur më ngadalë edhe për shkak të projekteve të tjera të DC-së. “The Batman – Part II” është planifikuar për vitin 2028, ndërsa skenari i “The Brave and the Bold” ende është në zhvillim.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing