Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal pas zjarreve që kanë përfshirë zonat malore përreth kryeqytetit.
Temperaturat e larta dhe kushtet e thata favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e qytetarëve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos djegin barishte, hamullishtet apo mbeturinat dhe të mos hedhin cigare të ndezura.
Në rast se vërehet tym apo zjarr, qytetarët duhet të largohen nga zona e rrezikut dhe të njoftojnë menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193.
Komuna ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca për angazhimin në shuarjen e zjarreve.