Një studim i ri mbi kujdesin e flokëve tregon se sa shpesh duhet të krehim flokët nuk është një rregull universal, por varet nga lloji i flokëve, lloji i furçës dhe rutina e kujdesit.
Për dekada ka ekzistuar miti se 100 krehje në ditë i bëjnë flokët më të shëndetshëm, por ekspertët thonë se kjo nuk ka bazë shkencore dhe madje mund të shkaktojë dëmtim nëse bëhet me forcë të tepruar.
Sipas specialistëve të flokëve, krehja e rregullt ndihmon në shmangien e nyjeve dhe shpërndarjen e vajrave natyralë të skalpit, por teprimi ose teknika e gabuar mund të çojë në thyerje të flokut.
Për flokë të drejtë apo me onde rekomandohet krehje e lehtë disa herë në javë ose një deri dy herë në ditë, ndërsa flokët kaçurrela duhet të trajtohen me kujdes dhe zakonisht të krehën vetëm kur janë të lagur dhe me produkte zbutëse.
Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një numër “magjik” krehjesh, por mënyra e duhur dhe mjetet e përshtatshme janë ato që bëjnë diferencën për shëndetin e flokëve.