Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Klinikës Infektive, deri në javën e tretë të muajit maj janë konfirmuar 10 raste të reja me HIV/AIDS, ndërsa dy pacientë po trajtohen aktualisht në repartin “A” të Klinikës Infektive.
Infektologia Hatixhe Gashi ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 34 raste të reja, një numër më i lartë krahasuar me vitet paraprake, duke përjashtuar vitin e fundit.
Ajo ka theksuar se, përveç rritjes së rasteve, është rritur edhe numri i testimeve vullnetare, sidomos te grupet me rrezikshmëri më të lartë, të cilat po vetëdijesohen më shumë dhe po paraqiten për testim.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 8,034 testime për HIV në Kosovë. Të dhënat tregojnë një rritje të rasteve që nga viti 2022, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 37 raste pozitive me HIV/AIDS.