Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Emily Blunt - “ aktrimi më ndihmoi me belbëzimin”

Film  |  12.02.2020 Ora 15:15   
Aktorja Emily Blunt është në ballinën e revistës Marie Claire dhe në brendësi ka dhënë një intervistë super të sinqertë. Ajo ka treguar se si fëmijë ka belbëzuar, dhe më I shprehur belbëzimi ka qenë kur ajo ishte 6 ose 7 ndërsa me të kaluar koha gjendja e saj gjithnjë përkeqësohej.

“Pengesa në të folur, më bëri që asnjëherë në shkollë të mos lexoj poezi, por edhe asnjëherë të mos them emrin tim” – ka thënë ajo ndër të tjera. Emily gjithashtu ka thënë se kur filloi të ndjek klasët e aktrimit ajo filloi të ndjehet më mirë,  më e lirë edhe për tu shprehur, ndaj konsideron se aktrimi I ndihmoi shumë.

“Ajo nuk ishte tërë pjesa ime, ajo ishte vetëm një pjesë e imja, por shumë njerëz donin të më definonin me belbëzimin"- ka thënë ajo. Aktorja Emily tani është e involvuar në Institutin Amerikan që mbronë personat me vështirësi në të folur.

“Personat me vështirësi në të folur nuk ndjehen të kuptuar, nuk është psikologjike, nuk ndodh se jeni nervoz, jo se jeni I pasigurtë, jo pse ju nuk mund të lexoni, nuk është se ju nuk dini se cfarë të thoni, por është neurologjike, është gjenetike, është biologjike. Nuk është faji juaj” – ka thënë ndër të tjera aktorja e hit filmit “A Quiet Place” Emily Blunt.  

Aktorja gjithashtu ngre zërin që njerëzit të mos përqeshin të tjerët për mënyrën se si flasin. /radioplus/
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing