Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Është publikuar traileri i parë i filmit Verity, adaptim i romanit të suksesshëm nga Colleen Hoover.
Filmi ndjek historinë e Lowen Ashleigh, e interpretuar nga Dakota Johnson, një shkrimtare që punësohet për të përfunduar një seri librash nga autorja e njohur Verity Crawford, rol i Anne Hathaway. Gjatë procesit, ajo zbulon dorëshkrime dhe sekrete që e vendosin në një situatë gjithnjë e më të errët dhe të pasigurt.
Në film luan edhe Josh Hartnett në rolin e bashkëshortit të Verity-t. Ndryshe nga adaptimet e mëparshme të Hoover, ky projekt vjen si një thriller psikologjik, me tone më të errëta dhe elemente suspense.
“Verity” pritet të shfaqet në kinema më 2 tetor dhe konsiderohet një nga projektet më të shumëpritura të këtij zhanri për vitin 2026.