Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bashkimi Evropian ka prezantuar një aplikacion të ri për verifikimin e moshës, që synon të mbrojë fëmijët online pa detyruar platformat të mbledhin të dhëna të ndjeshme personale.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se aplikacioni do të funksionojë si një identifikim digjital, ku përdoruesit konfirmojnë moshën me dokument identifikimi, por pa ndarë të dhëna të plota me faqet apo aplikacionet.
Sipas BE-së, platformat si Meta, Google dhe TikTok do të mund të verifikojnë vetëm nëse përdoruesi është mbi apo nën një moshë të caktuar, pa parë datën e lindjes.
Ky vendim vjen në një kohë kur rregullatorët globalë po rrisin presionin ndaj rrjeteve sociale për mbrojtjen e të miturve, ndërsa disa vende kanë nisur edhe kufizime të forta për përdorimin e tyre.
Aplikacioni pritet të vihet së shpejti në funksion për qytetarët e BE-së dhe konsiderohet si një hap i ri në rregullimin e sigurisë së fëmijëve në internet.