Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Raporti global: Përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale lidhet me ulje të mirëqenies tek të rinjtë

Teknologji  |  02.04.2026 Ora 7:48   
Sipas raportit më të fundit të World Happiness Report, të rinjtë në nivel global janë përgjithësisht më të lumtur krahasuar me 20 vite më parë, megjithatë kjo nuk vlen për disa vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi dhe pjesë të Evropës Perëndimore.

Studimi, i publikuar çdo vit në kuadër të Kombet e Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë më 20 mars, thekson se përdorimi intensiv i rrjeteve sociale është një ndër faktorët që ndikon në këtë trend.

Të rinjtë që kalojnë më shumë se pesë orë në ditë në rrjete sociale raportojnë nivele më të ulëta të mirëqenies, përfshirë më shumë stres, ankth dhe krahasime negative me të tjerët. Sipas studiuesve, efekti nuk lidhet vetëm me kohën e kaluar online, por edhe me mënyrën e përdorimit dhe ndikimin e rrethit shoqëror.

Raporti sugjeron se përdorimi i moderuar, rreth një orë në ditë, si dhe forcimi i lidhjeve në jetën reale, mund të ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies tek të rinjtë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing