Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Raye ka zbuluar se nuk do të fillojë të shkruajë këngët e albumit të saj të tretë derisa të bjerë në dashuri.
Këngëtarja, e njohur për Where Is My Husband, publikoi albumin e dytë This Music May Contain Hope, dhe tha se është lodhur nga këngët për zemërthyerje dhe marrëdhënie të vështira. Albumi i ardhshëm do të quhet And Then She Fell In Love, dhe çdo këngë do të pasqyrojë dashurinë dhe lumturinë e saj.
28-vjeçarja ka marrë kritika pozitive për albumin e ri, i cili u dëgjua gati 16 milion herë në Spotify brenda 24 orëve, duke e bërë një nga kandidatët kryesorë për albumin e vitit.