Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime për 2026, turizmi rrit presionin mbi bujqësinë dhe çmimet

Të Tjera  |  17.03.2026 Ora 7:56   

 

Shqipëria pritet të ketë nevojë për rreth 1.9 miliardë euro ushqime gjatë këtij viti, bazuar në projeksionet për rreth 14 milionë turistë. Kjo shifër është rreth 300 milionë euro më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, kur vendi u vizitua nga rreth 12.5 milionë turistë.

Sipas përfaqësuesve të sektorit agroushqimor, megjithëse ekzistojnë kapacitete prodhuese, mungesa e subvencioneve dhe mbështetjes financiare e bën bujqësinë vendase më pak konkurruese në raport me vendet e tjera.

Turizmi konsiderohet një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë, por në kushtet aktuale, ekspertët paralajmërojnë se rritja e kërkesës pritet të përmbushet kryesisht përmes importeve.

Ndërkohë, zhvillimet në sektorin bujqësor, përfshirë vendimin për të mos përfshirë kultivimin e grurit në skemat mbështetëse, pritet të ndikojnë më tej në prodhimin vendas.

Rritja e kërkesës për konsum ka filluar të reflektohet edhe në çmime, ku gjatë vitit të kaluar produktet e bulmetit dhe zarzavatet vendore janë shtrenjtuar mesatarisht me rreth 5%.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing