Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas njoftimit, label-et dhe distributorët muzikorë duhet të shtojnë të ashtuquajturat “Transparency Tags” në rastet kur një pjesë e rëndësishme e përmbajtjes është krijuar me AI. Këto etiketa do të tregojnë nëse AI është përdorur për artwork-un e albumit, regjistrimin e këngës, kompozimin apo videoklipin muzikor.
Ky hap synon të rrisë transparencën në një kohë kur muzika e krijuar nga AI po rritet ndjeshëm. Platforma franceze Deezer ka raportuar se rreth 60 mijë këngë të krijuara plotësisht nga AI ngarkohen çdo ditë në shërbimin e saj.
Edhe shërbime të tjera si Spotify dhe Qobuz kanë nisur të zhvillojnë sisteme për identifikimin dhe rregullimin e përmbajtjes së krijuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa disa platforma si Bandcamp kanë vendosur edhe ndalim për muzikën që është krijuar plotësisht nga AI.