Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut për rritjen e çmimit të naftës

Vendi  |  06.03.2026 Ora 7:36   
Çmimet e derivateve në Kosovë janë rritur dy herë brenda ditës së mërkurë, duke arritur në disa pika deri në 1.44 euro për litër naftë.

Rritja e çmimeve ka ndodhur pak para hyrjes në fuqi të vendimit të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare të fitimit për kompanitë që tregtojnë karburante.

Sipas këtij vendimi, marzha e fitimit është përcaktuar 2 centë për litër për shitje me shumicë dhe 12 centë për litër për shitje me pakicë.

Megjithatë, të dhënat e Doganës tregojnë se çmimi i importit është rritur vetëm për 1.5 centë për litër, ndërsa në treg çmimi i naftës është rritur për më shumë se 20 centë brenda 48 orëve.

Pas këtyre lëvizjeve të çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës (AKK) ka nisur monitorimin e të gjitha ndërmarrjeve që operojnë në tregun e karburanteve.

Sipas këtij institucioni, monitorimi synon të parandalojë marrëveshjet e ndaluara, abuzimin me pozitën dominuese në treg dhe çdo praktikë që mund të çojë në rritje artificiale të çmimeve.

Procesi i monitorimit po zhvillohet në bashkëpunim me MINT-in, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing