Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja, aktorja dhe producentja Selena Gomez, përpara Ditës Botërore të Shëndetit Mendor më 10 tetor, ndan për CNN arsyet pse angazhimi për mirëqenien mendore është kaq i rëndësishëm për të dhe si e lidhi këtë me linjën e saj të bukurisë, Rare Beauty.
Gomez tregon se rritja në sy të publikut dhe presioni për të qenë e përkryer e bënë të përballet me sfida personale mendore, duke përfshirë ankthin dhe depresionin. Ajo thekson rëndësinë e transparencës, terapive dhe distancimit nga rrjetet sociale për të ruajtur shëndetin mendor.
“Unë nuk kam nevojë për make-up për të ndjerë veten të bukur,” thotë ajo, duke shpjeguar se Rare Beauty synon të krijojë një hapësirë të sigurt ku çdo person mund të përdorë sa make-up dëshiron, duke sfiduar standardet e bukurisë dhe duke festuar unikësinë.
Përveç linjës së kozmetikës, Gomez ka nisur Rare Impact Fund, një fond për të reduktuar stigmatizimin e problemeve mendore dhe për të ofruar burime dhe shërbime për komunitetet e pambrojtura, me synimin e mbledhjes së 100 milionë dollarëve në 10 vitet e ardhshme.
“Ne të gjithë duhet të pranojmë unikitetin tonë, të ndalojmë krahasimet dhe të duam më shumë veten,” përfundon Gomez.