Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova sot mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Sport  |  12.02.2026 Ora 9:24   

Pas një rrugëtimi në Ligën D dhe tri sezonesh në Ligën C, Kosova do të garojë për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ky është niveli i dytë i kësaj garë evropiane për kombëtaret, i cili ka zëvendësuar ndeshjet miqësore dhe ka rritur të ardhurat për federatat e futbollit.

Edicioni i ri 2026/2027 i Ligës së Kombeve do të jetë i pesti dhe pasqyron përparimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

Shorti i Ligës B do të hidhet të enjten në Bruksel, nga ora 18:00. Kosova ndodhet në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, me të cilat nuk mund të përballet në fazën grupore.

Në grup, Kosova do të ketë një skuadër nga secila prej tri vazove të tjera: vazoja e parë përbëhet nga Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli; vazoja e dytë nga Zvicra, Austria, Ukraina dhe Bosnjë-Hercegovina; ndërsa vazoja e tretë nga Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Fokusi aktual i Dardanëve është ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin 2026, më 26 mars kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Xhirot e fazës grupore në Ligën e Kombevezhvillohen:

E para: 24–26 shtator

E dyta: 27–29 shtator

E treta: 30 shtator – 3 tetor

E katërta: 4–6 tetor

Dy xhirot e fundit: 12–14 nëntor dhe 15–17 nëntor

Shorti i Ligës së Kombeve tërhiqet sot në Bruksel prej orës 18:00.

RTK

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing