Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Super Bowl 2026 nuk do të sjellë trailera të rinj nga Marvel Studios dhe DC Studios, sipas një raporti të publikuar nga Deadline. Kjo nënkupton se fansat nuk duhet të presin pamje të reja nga filmat e shumëpritur Avengers: Doomsday, Spider-Man: Brand New Day, Supergirl dhe Clayface gjatë eventit sportiv më të ndjekur në SHBA.
Raporti thekson se Warner Bros. nuk do të marrë pjesë në Super Bowl këtë vit, duke përjashtuar kështu edhe promovimin e projekteve të DC Studios. Ndërkohë, Marvel ka zgjedhur të mos publikojë trailerë të rinj, pavarësisht se disa nga filmat janë tashmë në fazë post-produksioni.
Marvel kishte prezantuar teaser-a individualë për Avengers: Doomsday në fund të vitit 2025, ndërsa traileri i parë i Supergirl u publikua në dhjetor. Filmi Clayface do të shënojë gjithashtu prodhimin e parë R-rated të DCU-së.
Sa i përket datave të premierave, Supergirl pritet më 26 qershor, Spider-Man: Brand New Day më 31 korrik, Clayface më 11 shtator, ndërsa Avengers: Doomsday do të shfaqet më 18 dhjetor 2026.