Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Google paguan një dënim rekord për mbledhjen e të dhënave pa pëlqim

Teknologji  |  30.01.2026 Ora 16:36   
Google ka pranuar një marrëveshje paraprake prej 135 milionë dollarësh në një padi kolektive të ngritur nga përdoruesit e Android, të cilët e akuzuan kompaninë për mbledhjen e të dhënave pa pëlqimin e tyre.
Padia pretendon se nga 12 nëntori 2017, Google ka mbledhur të dhëna mobile edhe kur aplikacionet ishin të mbyllura ose opsionet e vendndodhjes të fikura.
Përdoruesit akuzuan kompaninë për “conversion” – marrje të pronës së dikujt me qëllim privimi nga ajo pronë.
Nëse marrëveshja miratohet nga gjykata federale e San Hoses, secili përdorues i përfshirë mund të përfitojë deri në 100 dollarë.
Kompania mohon keqbërje, por është dakorduar që në të ardhmen të kërkojë pëlqimin e përdoruesve gjatë konfigurimit të telefonave të rinj.
Do të shtohet një opsion i ri për ç’aktivizimin e transferimit të të dhënave.
Kushtet e përdorimit do të rishikohen për më shumë transparencë.
Procesi gjyqësor është caktuar të vazhdojë më 5 gusht, ndërsa kjo pagesë konsiderohet një nga më të mëdhatë ndonjëherë për raste të ngjashme.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing