Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
17 vite pas thashethemeve, Sam Raimi ka vendosur të sqarojë një herë e mirë historinë e Spider-Man 4. Ai mohon plotësisht se Rachel McAdams ka qenë në bisedime për rolin e Black Cat dhe nuk ka pasur asnjë audicion për një villain femër. Raimi kishte diskutuar vetëm me John Malkovich për të luajtur Vulture, por filmi nuk u realizua për shkak të vonesave dhe diferencave kreative.
Raimi ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në projektin e tij të Spider-Man, ndërkohë që ka punuar së fundmi në MCU, duke marrë drejtimin e “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”. Megjithatë, fansat vazhdojnë të shpresojnë për rikthimin e Tobey Maguire dhe Andrew Garfield në filma të ardhshëm që do të eksplorojnë multiversin.
Spider-Man: Brand New Day, filmi i ri me Tom Holland, do të dalë në kinema më 31 korrik 2026 dhe sjell në kast aktorë si Jon Bernthal, Mark Ruffalo dhe Sadie Sink, nën drejtimin e Destin Daniel Cretton.