Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nicki Minaj do të marrë pjesë në samitin për lansimin e Trump Accounts në SHBA

Muzikë  |  27.01.2026 Ora 9:49   

Këngëtarja konfirmoi pjesëmarrjen e saj duke ripostuar njoftimin zyrtar për ngjarjen që do të mbahet të mërkurën në Washington, DC, në X. Samiti, ku do të jenë folës kryesorë Donald Trump dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent, prezanton programin e ri qeveritar për kursimet personale të pensionit, i krijuar sipas ligjit One Big Beautiful Bill Act.

Minaj shprehu entuziazmin për të ndarë skenën me të ftuarit e tjerë, përfshirë aktorin Kevin O’Leary, Cheryl Hines dhe senatorin Ted Cruz. Ajo theksoi rëndësinë e edukimit financiar për fëmijët dhe tha se kjo mund t’u japë një avantazh të madh në jetë, madje duke i mësuar prindërit e tyre për investimet.

Këngëtarja 12 herë e nominuar për Grammy ka mbështetur vazhdimisht politikat e Trump, pavarësisht kritikave dhe poashtu një peticioni që kërkonte deportimin e saj. Minaj, e lindur në Trinidad dhe Tobago, ka pranuar se nuk është qytetare amerikane, megjithëse ka jetuar në SHBA që nga mosha pesë vjeç dhe ka paguar miliona dollarë taksa.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing