Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kina ka propozuar nje set te ri rregullash per inteligjencen artificiale, duke synuar rritjen e sigurise dhe mbrojtjen e femijeve nga permbajtje e demshme ne chatbot-e dhe sherbime digjitale.
Sipas draft-rregullave te publikuara nga Administrata Kineze e Hapësirës Kibernetike (CAC), kompanite e AI-se do te duhet te parandalojne gjenerimin e permbajtjes qe mund te nxise dhune, vetelendim apo bixhoz. Ne rastet e ndjeshme, bisedat duhet te merren nga nje operator njerezor dhe te njoftohen menjehere kujdestaret ligjore.
Masat perfshijne gjithashtu kufizime kohore per perdorimin nga te miturit, rregullime te personalizuara dhe pelqim te detyrueshem nga prinderit per sherbimet e shoqerimit emocional.
Autoritetet kineze theksojne se mbeshtesin zhvillimin e inteligjences artificiale per qellime pozitive, si promovimi i kultures lokale dhe ndihma per te moshuarit, por vetem nese teknologjia eshte e sigurt dhe e besueshme.
Ky propozim vjen ne nje periudhe kur ndikimi i AI-se ne sjelljen njerezore po analizohet gjithnje e me shume ne nivel global, mes shqetesimeve per sigurine dhe shendetin mendor.