Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Analizë e çmimeve të shportës bazë pas ankesave të qytetarëve

Vendi  |  18.12.2025 Ora 7:39   

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës ka nisur një analizë të detajuar të çmimeve të 21 artikujve të shportës bazë të konsumatorit, pas ankesave të shumta për rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Inspektori hetues i këtij institucioni, Egzon Berisha, ka bërë të ditur se monitorimi po zhvillohet drejtpërdrejt në rrjetet e supermarketeve dhe përfshin produkte si vajrat ushqimore, buka, mielli, detergjentët dhe artikuj të tjerë të konsumit ditor.

Sipas të dhënave paraprake, shporta bazë e konsumatorit ka shënuar rritje prej 5.5 për qind në periudhën nëntor 2024 – nëntor 2025. Berisha ka theksuar se, bazuar në analizat e deritanishme, asnjë rrjet tregtar nuk ka pozitë dominuese në treg.

Ai ka sqaruar se rritjet e çmimeve, përfshirë edhe disa produkte vendore, lidhen kryesisht me rritjen e kostove bazë të prodhimit, rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe kostos së fuqisë punëtore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing