Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Madonna ribashkohet me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie dhe djalin e saj Rocco për herë të parë që nga viti 2008

Muzikë  |  15.12.2025 Ora 16:44   
Madonna është parë për herë të parë që nga viti 2008 me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie dhe djalin e tyre Rocco, 25 vjeç, teksa morën pjesë në hapjen e ekspozitës së tij “Talk Is Cheap” në Soho. Rocco, i njohur më parë si Rhed, ka ndërtuar karrierën e tij në art dhe tani përdor emrin e tij të vërtetë.

Në event, Madonna dhe Guy dukeshin të relaksuar dhe bisedonin ngrohtësisht me djalin, duke treguar se tensionet e së kaluarës janë zbutur pas betejës publike për kujdestarinë. Madonna, 67 vjeçe, shkëlqente me flokët bjonde platini dhe veshje vintage Versace, ndërsa Guy, 55 vjeç, dukej po aq i freskët. Beteja për kujdestarinë përfundoi në favor të Rocco-s, i cili zgjodhi të qëndrojë me babanë në Britani, duke sfiduar urdhërin e gjykatës për Krishtlindjet me Madonnën në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing