Drejtori i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka kritikuar hapur Real Madridin për mënyrën se si po e trajton Xabi Alonson, duke thënë se trajneri spanjoll është lënë i vetëm dhe i ekspozuar ndaj kritikave.
Pas fitores 2-0 ndaj Kolnit, Carro theksoi se Alonso gëzonte mbështetje të plotë te Leverkuseni, ku klubi dhe trajneri vepronin si një familje, ndryshe nga situata aktuale në Madrid, ku presioni është ekstrem dhe përgjegjësia bie gjithmonë mbi trajnerin. Ai shtoi se Alonso është gjithmonë i mirëpritur për t’u rikthyer në Gjermani dhe se kontrasti mes unitetit në Leverkusen dhe izolimit që po përjeton te Real Madridi është i qartë.