Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Teaser-i i filmit Super Mario Galaxy debuton në The Game Awards

Film  |  12.12.2025 Ora 7:53   

Nintendo dhe Illumination kanë publikuar një sneak peek të filmit të ardhshëm ‘Super Mario Galaxy’, shumë muaj para premierës së tij më 3 prill 2026. Ky film animuar vazhdon historinë të nisur me ‘The Super Mario Bros. Movie’ (2023), i cili arriti mbi 1.3 miliardë dollarë të ardhura globale.

Preview-i tregon Bowser Jr. që kap Mario dhe Luigi brenda kështjellës së Princeshës Peach, me një brush që shndërrohet në top me gjemba, duke nisur një përplasje të shkurtër dhe dinamike. Filmi rikthen aktorët kryesorë të mëparshëm: Chris Pratt (Mario), Anya Taylor-Joy (Peach), Charlie Day (Luigi) dhe Jack Black (Bowser), dhe prezanton fytyra të reja si Brie Larson (Rosalina) dhe Benny Safdie (Bowser Jr.).

Producenti Chris Meledandri dhe drejtori i lojërave Shigeru Miyamoto premtojnë se filmi do të zgjerojë universin Nintendo dhe mund të prezantojë edhe personazhe të tjera të panjohura deri tani.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing