Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lionel Messi ka folur hapur për momentet e vështira me kombëtaren argjentinase dhe për kritikat që ka përjetuar nga opinion publik gjatë karrierës së tij. Ai tregon se njerëzit herë pas here i thoshin se “nuk e ndjeja fanellën dhe nuk meritoja të luaja për Argjentinën”.
Messi thekson se mbështetja e familjes ka qenë vendimtare në këto periudha: “Familja ime ka qenë gjithmonë pranë meje. Ata vuajnë më shumë se ne kur shohin kritikat dhe vështirësitë tona”.
Ylli argjentinas shton se lidhja e ngushtë me familjen dhe me familjen e Antonelës është ajo që ka më shumë rëndësi, duke i dhënë forcë për të përballuar presionin dhe momentet e vështira në kombëtare dhe në karrierën e tij ndërkombëtare.