Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Panik në Rusi: Qindra Porsche “ndalën papritur” dhe mbetën të paafta për t’u lëvizur

Auto  |  03.12.2025 Ora 17:01   

Një problem i paparashikueshëm preku qindra pronarë Porsche në Rusi më 1 dhjetor, kur makinat e tyre “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin”.

Shkak duket të jetë Sistemi i Ndjekjes së Automjeteve (VTS) i Porsche, i cili aktivizon automatikisht imobilizuesin e motorit në rast humbjeje të sinjalit satelitor. Modelet e prekura janë të prodhuara që nga viti 2013, dhe defekti shfaqet në mënyrë të papritur, duke bërë që disa makina të fikeshin sapo niseshin, ndërsa të tjera rifillonin vetëm pas disa orësh pas heqjes së baterisë.

Pronaret kanë tentuar edhe çaktivizimin e sistemit të alarmit, por pa shumë sukses. Përfaqësuesit e Porsche në Rusi dhe qendra globale nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare, ndërsa spekulimet për një ndërhyrje të qëllimshme qarkullojnë. Qendrat e shërbimit janë mbushur me makina të bllokuara, ndërsa pronarët presin një zgjidhje të sigurt dhe të shpejtë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing