Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tiranë, 5 nëntor 2025 – Sonte, në orën 18:00, Galeria FAB e Universitetit të Arteve do të hapë dyert e ekspozitës së edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2025”, këtë vit nën temën Demokracia. Në ceremoninë e hapjes do të shpallet fituesi i tretë sipas jurisë profesionale, si dhe do të ndahen çmimet speciale për pjesëmarrësit. Çmimet e tjera do të shpallen në ceremoninë përkatëse në Maqedoninë Veriore.
Ekspozita sjell punime nga artistë, dizajnerë, studentë dhe aktivistë nga e gjithë bota, të cilët përmes gjuhës vizuale të posterit adresojnë çështje si pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, përkatësia, kujtesa dhe shpresa. Ky edicion synon të reflektojë mbi mënyrën se si demokracia jetohet dhe sfidohet sot, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, duke evidentuar sfidat dhe energjinë transformuese të saj.
Kuratore e ekspozitës është Prof. Rikke Hansen, ndërsa themeluesi dhe drejtori i festivalit është Prof. Dr. Rrezeart Galica. “Prishtina 2025” vendos posterin si një medium të mendimit kritik, rezistencës vizuale dhe angazhimit qytetar, duke rikthyer rolin e artit në dialogun publik.