Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Johansson do të bëhet ylli kryesor i filmit, i cili përfaqëson debutimin e saj në një horror serioz. Flanagan e përshkroi aktoren si “të jashtëzakonshme, me performanca tërheqëse dhe të qëndrueshme, nga filmat e zhanrit deri te blockbuster-at e verës.”
Prodhimi i filmit ishte fillimisht planifikuar për mars 2026, por u shty pasi Flanagan u fokusua te adaptimi i serialit Carrie të Stephen King. Megjithatë, regjizori premtoi rikthimin tek The Exorcist me një vizion “radikalisht të ri” për franchise-in.
Për shkak të qasjes meticulous të Flanagan dhe dëshirës së studios për të siguruar sukses pas zhgënjimit të filmit të kaluar, premiera e mundshme pritet të ndodhë rreth vitit 2028.