Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Importet rriten ndjeshëm - mallrat e huaja vazhdojnë të dominojnë tregun kosovar

Vendi  |  17.11.2025 Ora 8:01   

Mallrat e huaja po vazhdojnë të mbizotërojnë tregun kosovar, ndërsa prodhimi vendor mbetet i pafuqishëm përballë konkurrencës së importit. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë shtatorit 2024 eksportet arritën vlerën e 85.8 milionë eurove, ndërsa importet tejkaluan 606 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi është rritur për mbi 19%, thotë kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi. Sipas tij, rritja e importit lidhet drejtpërdrejt me ngecjen e eksporteve.

“Një prej faktorëve kryesorë të rritjes së importit është mungesa e eksporteve, sepse trendi i eksportit nuk po ecën paralelisht me rritjen e importeve,” ka deklaruar Ajvazi.

Eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj, ndërkohë thotë se rritja e importit po vjen si pasojë e kostos së lartë të energjisë, shpenzimeve për ndërtimin e objekteve prodhuese dhe konkurrencës së padrejtë nga vendet e tjera. Ai thekson se prodhimi vendor mund të fuqizohet vetëm me politika më të qarta mbështetëse, financime të qëndrueshme dhe masa strukturore të përshtatshme.

Në mesin e produkteve që Kosova ka eksportuar më së shumti gjatë kësaj periudhe janë produktet minerale, pajisjet mekanike e elektrike si dhe ushqimet, pijet dhe duhani.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing