Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Muzetë e Londrës po tërheqin vizitorë me përvoja unike pas orarit: nga darka me samurai te joga me balenën blu

Të Tjera  |  24.10.2025 Ora 8:05   
Një darkë përballë një samurai në British Museum? Po, një përvojë e tillë është bërë e mundur falë një ideje kreative që kombinon kulturën japoneze me gastronominë moderne.

Në muajt shtator dhe tetor, pas orarit të zakonshëm të vizitave, British Museum organizoi darka individuale për vizitorë të përzgjedhur, të cilët shijuan një vakt përballë një armature origjinale samurai nga shekulli i 18-të. Ngjarja ishte pjesë e një fushate nga kompania “Itsu”, që promovon kulturën e “ohitorisama” – gëzimin e të ngrënit vetëm – e zakonshme në Japoni, por ende me paragjykime në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky aktivitet është vetëm një shembull i mënyrave të reja që institucionet kulturore po përdorin për të tërhequr publikun dhe për të gjeneruar të ardhura shtesë. Nga disko të qeta në Muzeun e Shkencës, tek “sleepovers” në Muzeun e Historisë Natyrore, apo net joga nën skeletin e balenës blu – muzetë e Londrës po shndërrohen në hapësira të gjalla sociale e kulturore.

Sipas drejtuesve të këtyre institucioneve, këto evente ndihmojnë në afrimin e publikut të ri dhe në mbështetjen financiare të muzeve, të cilët përballen me shkurtime buxhetore dhe shpenzime të larta për mirëmbajtje. Vetëm në British Museum, gjatë vitit 2024 u zhvilluan 79 evente komerciale, përfshirë edhe organizime të mëdha si mbrëmje mode gjatë “London Fashion Week” apo festa për serialet “Succession” dhe “The Rings of Power”.

Drejtuesja e komercialeve në British Museum, Lisa Guastella, tha se këto aktivitete janë jetike për të ruajtur hyrjen falas për publikun dhe për të sjellë vizitorë të rinj.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing