Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shfletuesi i ri, i ndërtuar rreth vetë ChatGPT-së, heq dorë nga shiriti tradicional i adresës dhe ofron një mënyrë më interaktive për kërkim dhe navigim.
Atlas është aktualisht i disponueshëm për sistemin operativ MacOS dhe përfshin edhe një “agent mode” për përdoruesit me abonim, që lejon ChatGPT-në të kërkojë automatikisht informacione në internet.
Lançimi i këtij produkti vjen në një kohë kur OpenAI po kërkon të zgjerojë ofertat komerciale të bazuara në inteligjencë artificiale dhe të përfitojë nga rritja e përdoruesve aktivë të ChatGPT-së, që tashmë kanë arritur në 800 milionë në javë.