Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas toger Mentor Mujës nga njësia e trafikut në kryeqytet, vetëm në 19 ditët e para të tetorit janë shqiptuar 75 gjoba, ndërsa nga fillimi i vitit deri më sot, 1154 tiketa për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Ai theksoi se çdo i treti shofer në trafik përdor telefonin, duke rrezikuar sigurinë e vet dhe të të tjerëve.
Policia ka nisur fushata ndërgjegjësuese për ta parandaluar këtë dukuri, ndërsa ekspertët e komunikacionit e cilësojnë telefonin si shkaktarin kryesor të aksidenteve në vend.