Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pasaporta Amerikane rrëzohet nga Top 10, Singapori dhe Japonia në krye

Bota  |  15.10.2025 Ora 8:05   

Henley Passport Index ka publikuar listën e fundit për vitin 2025, ku për herë të parë në 20 vjet pasaporta amerikane ka rënë jashtë top 10-ve, duke u renditur në vendin e 12-të, të barabartë me Malajzinë. Sipas indeksit, qytetarët e SHBA-së dhe Malajzisë kanë qasje pa vizë në 180 nga 227 vendet dhe territoret e monitoruara.

Në krye të listës janë pasaportat aziatike: Singapori (193 destinacione), Koreja e Jugut (190) dhe Japonia (189). Evropa dhe Emiratet e Bashkuara po shfaqin gjithashtu një rritje të fuqisë së pasaportave të tyre, ndërsa vende si Afganistani, Siria dhe Iraku qëndrojnë në fund të renditjes me qasje minimale pa vizë.

Rënia e pasaportës amerikane lidhet me ndryshime në politikat e hyrjes së disa vendeve, si Brazil, Somalia dhe Vietnam, ndërkohë që Kina dhe Emiratet e Bashkuara kanë zgjatur qasjen pa vizë për qytetarët e tyre dhe për vendet e tjera. Sipas ekspertëve, kjo pasqyron një ndryshim në mobilitetin global dhe fuqinë e butë të shteteve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing