Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, më shumë se 40% e qytetarëve të lindur në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Moldavi jetojnë jashtë vendit. Ky fenomen ka shkaktuar një mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore në rajon, duke ndikuar drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomisë lokale.
Largimi i qytetarëve përfshin kryesisht persona në moshë pune dhe me aftësi të larta, duke krijuar jo vetëm vakanca në tregun e punës, por edhe pengesa për planet afatgjata të bizneseve. Ekspertët theksojnë se mungesa e përvojës profesionale po ndikon edhe tek të rinjtë, të cilët po hasin vështirësi për t’u punësuar.
Sektore të rëndësishme si turizmi, ndërtimi dhe shërbimet po përballen me mungesa të mëdha të punonjësve, duke treguar nevojën urgjente për politika që nxisin rikthimin e fuqisë punëtore dhe mbështesin zhvillimin e ekonomisë lokale.