Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
LeBron James nuk do të jetë në parket për ndeshjen hapëse të sezonit të ri të NBA-së. 40-vjeçari i Los Angeles Lakers do të mungojë për shkak të një dëmtimi në nervin shiatik, raportojnë mediat amerikane.
Sipas ESPN, James do të rivlerësohet pas tre deri në katër javësh. Trajneri i Lakers, JJ Redick, tha se LeBron “është në ritmin e vet”, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij do të varet nga gjendja fizike.
Kjo është sezoni i tij i 23-të në ligë, një rekord në historinë e NBA-së. Vitin e kaluar, ai përfundoi me mesatare prej 24.4 pikësh, 7.8 kërcimesh dhe 8.2 asistimesh për ndeshje.
James, i cili ka fituar katër tituj kampioni dhe është shpallur MVP i ligës katër herë, do të mbushë 41 vjeç në dhjetor.
Megjithëse ka pasur zëra për pensionim, “Mbreti” ka zgjedhur ta vazhdojë rrugëtimin, duke aktivizuar opsionin e kontratës prej 52.6 milionë dollarësh për sezonin e ardhshëm me Lakers.
Për momentin, tifozët thjesht shpresojnë që sciatica të mos e detyrojë të ulet në fron më gjatë sesa duhet.