Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një raport i ri nga Gjykata Evropiane e Auditorëve paralajmëron se pacientët në Bashkimin Evropian do të vazhdojnë të përballen me mungesa të barnave thelbësore, pavarësisht masave të ndërmarra deri tani.
Sipas raportit, gjatë periudhës janar 2022 – tetor 2024, shtetet anëtare kanë raportuar mungesa të 136 barnave, duke shënuar nivele rekord gjatë viteve 2023 dhe 2024. Ndër medikamentet më të prekura janë antibiotikët më të përdorur, si dhe barna bazë të përdorimit të përditshëm.
Klaus-Heiner Lehne, përfaqësues i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, theksoi nevojën për masa më të koordinuara dhe paralajmëroi për varësinë e madhe të BE-së nga tregjet aziatike për prodhimin e barnave si paracetamoli dhe ibuprofeni.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka pranuar nevojën për një kuadër më të fortë ligjor dhe ka shprehur optimizëm se propozimet e reja për legjislacionin do të miratohen së shpejti nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.