Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Franca u përfshi nga protesta masive të enjten, ku qindra mijëra punëtorë dhe qytetarë dolën në grevë kundër shkurtimeve të buxhetit të shpallura nga qeveria e përkohshme.
Sipas organizatorëve, në demonstrata morën pjesë rreth 1 milion njerëz, ndërsa Ministria e Brendshme raportoi rreth 500 mijë. Përplasjet u shënuan në Paris, Lion dhe Nantë, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Transporti publik në Paris u paralizua, shumë linja metroje mbetën të mbyllura, rrugë e sheshe u bllokuan, ndërsa një e treta e mësuesve iu bashkua grevës. Rreth 98% e farmacive pritet të qëndrojnë të mbyllura.
Deri në pasdite, mbi 140 persona ishin arrestuar në mbarë vendin. Sindikatat kërkojnë më shumë investime në shërbime publike, taksa më të larta për të pasurit dhe anulim të shkurtimeve buxhetore.
Ky valë protestash vjen vetëm një javë pasi Sébastien Lecornu u emërua kryeministër, pas rrëzimit të qeverisë së François Bayrou. Situata pritet të testojë fort qeverinë e re franceze në menaxhimin e krizës sociale dhe politike.