Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Jimmy Kimmel Live” hiqet nga transmetimi pas komenteve për Charlie Kirk

Të Tjera  |  18.09.2025 Ora 7:47   

Rrjeti ABC ka vendosur të pezullojë pa afat emisionin e njohur të natës vonë “Jimmy Kimmel Live”, pas komenteve të moderatori Jimmy Kimmel mbi rastin e vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Vendimi u mor pasi disa kompani të mëdha që zotërojnë stacione lokale të ABC-së deklaruan se nuk do ta transmetojnë më programin, në kohën kur kërkojnë miratime për bashkime të reja që varen nga administrata Trump. Ky hap vjen në të njëjtën ditë kur kryetari i FCC-së, i emëruar nga Trump, kërcënoi me revokimin e licencave për stacionet që nuk marrin masa kundër Kimmel.

Reagimet nuk munguan: organizatat për lirinë e shprehjes e cilësuan vendimin si “cenim të rrezikshëm të Amendamentit të Parë”, ndërsa sindikata e aktorëve SAG-AFTRA tha se “shtypja e fjalës së lirë rrezikon të gjithë”. Nga ana tjetër, ish-presidenti Trump e përshëndeti vendimin, duke e cilësuar si “akt guximi nga ABC”.

Ky zhvillim ka hapur një debat të gjerë në SHBA rreth kufijve të satirës, lirisë së shprehjes dhe ndikimit politik në media, duke ngritur shqetësime për precedentin që ky rast mund të krijojë në të ardhmen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing