Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Ceremony of Roses, një ndërmarrje e Sony-t që merret me shitjen e artikujve zyrtarë të artistëve, ka ngritur padi për të ndaluar tregtarët e paligjshëm që shesin mallra të rreme të Dua Lipës gjatë turit të saj Radical Optimism në SHBA.
Padia pretendon se një grup shitësish anonimë po shkelin ligjin federal të markës tregtare duke ofruar T-shirt dhe produkte të tjera falsifikuara jashtë arenave ku këngëtarja po performon.
Avokatët e kompanisë, Bradford dhe Burns, thanë:
“Turi sapo ka nisur dhe po ashtu edhe aktivitetet shkelëse të të paditurve. Mallrat e falsifikuara janë zakonisht me cilësi të ulët dhe dëmtojnë reputacionin e artistes, si dhe emrin e paditësit për produkte zyrtare me cilësi të lartë.”
Ceremony of Roses kërkon një urdhër gjykate për të sekuestruar dhe konfiskuar produktet e falsifikuara gjatë gjithë turit amerikan të Dua Lipës, i cili përfundon më 16 tetor në Seattle.
Ky rast është pjesë e një serie padish të ngjashme kundër shitësve të mallrave të rreme, të cilat janë ngritur së fundmi nga avokatët Bradford dhe Burns në emër të shitësve zyrtarë të merch-it, përfshirë edhe filialin e Live Nation, Merch.