Katy Perry është parë në një darkë në Montreal me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, duke nxitur thashetheme për një afrim mes tyre.
Të dy u fotografuan fillimisht duke shëtitur në Mount Rayle Park, përpara se të ndaleshin në hotelin Ritz-Carlton, ku Perry dhe qeni i saj u përcollën nga ekipi i sigurisë së Trudeau. Më pas, çifti u vesh më zyrtarisht dhe doli për darkë.
Sipas TMZ, ata u panë duke darkuar në restorantin elegant Le Violon.
Perry ndodhet aktualisht në Kanada për turneun e saj The Lifetimes Tour, me ndalesa në qytete si Vancouver, Montreal, Quebec City dhe Toronto, përpara se të nisë pjesën evropiane të turneut në tetor.
Këngëtarja e hitit Firework është ndarë së fundmi nga aktori Orlando Bloom pas 10 vitesh lidhjeje, ndërsa Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë.