Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Parashikimi i motit për sot

Vendi  |  17.07.2025 Ora 7:34   
Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front i ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, të shoqëruara edhe me erëra mjaft të forta.

Reshjet më të përqendruara dhe më intensive parashihen në gjysmën e sipërme të territorit të Kosovës.

Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që në momente të caktuara do të variojë nga 20 deri në 80 km/h. Kjo sjell rrezik për dëme materiale, ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e rrëzimit të pemëve apo shtyllave.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 33°C. Gjatë kalimit të frontit, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur nën 20°C në shkallë vendi, ndërsa në zonat veriore deri rreth 15°C. /MeteoKosova/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing