Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

UEFA përjashton një klub për 10 vjet nga garat evropiane për trukim ndeshjesh: Dy lojtarë përjashtohen nga futbolli përgjithmonë

Sport  |  16.07.2025 Ora 17:15   
UEFA ka përjashtuar klubin malazez FK Arsenal Tivat nga të gjitha garat evropiane për një periudhë prej dhjetë vitesh dhe e ka gjobitur me 500 mijë euro, pas akuzave për manipulim të ndeshjes kundër Alashkert FC në korrik 2023.

Hetimi i Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s zbuloi shkelje të rënda të integritetit dhe rregullave disiplinore, përfshirë manipulimin e rezultatit.

Përveç klubit, disa individë janë ndëshkuar rëndë: lojtari Nikola Celebic dhe drejtori sportiv Ranko Krgovic janë përjashtuar përjetësisht nga çdo aktivitet futbolli, ndërsa tre persona të tjerë janë pezulluar për dhjetë vjet. UEFA i ka kërkuar FIFA-s që ta zgjerojë këtë ndalim edhe në nivel global, duke e bërë këtë një nga dënimet më të ashpra në historinë moderne të futbollit evropian.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing