Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Moment i papritur dhe qesharak mes yjeve - Helen Mirren shpëton Stormzy-n nga një bletë në finalen e Wimbledon

Muzikë  |  14.07.2025 Ora 10:45   
Në ditën e fundit të Wimbledon, reperi britanik Stormzy pati një përballje të papritur me një bletë, por u shpëtua në mënyrë heroike nga aktorja legjendare Dame Helen Mirren.

Stormzy ndodhej në Londër për të ndjekur finalen mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz, duke kaluar kohë në suitën VIP të Evian, së bashku me Mirren dhe aktorin australian Chris Hemsworth.

Sipas Daily Mail, gjatë një moment të qetë nën diell, një bletë “rebele” u drejtua drejt reperit, por Mirren, e veshur me një fustan të gjelbër me lule dhe vathë të mëdhenj të artë, u hodh përpara për ta mbrojtur, duke u bërë heroinë e ditës.

Më pas, dyshja u ulën krah për krah për të ndjekur ndeshjen, ku Sinner fitoi titullin e tij të parë në Wimbledon pas një përballjeje në katër sete.

Stormzy, i lindur si Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr, së fundmi mori edhe një doktoraturë nderi në drejtësi nga Universiteti i Kembrixhit, ndërsa përmes bursës së tij “Stormzy Scholarship” ka financuar studimet e 55 studentëve të zinj në këtë universitet elitë – një arritje që ai e quan ndër më të rëndësishmet në jetën e tij.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing