David Corenswet dhe Rachel Brosnahan, të cilët do të luajnë përkatësisht Superman dhe Lois Lane, kanë fituar secili një pagë bazë prej 750,000 dollarësh për rolet e tyre.
Ndërkaq, Nicholas Hoult, që do të interpretojë Lex Luthor, është aktori më i paguar mes tyre, me një shumë prej 2 milionë dollarësh.
Të tre aktorët kryesorë do të përfitojnë gjithashtu bonuset nga suksesi i filmit në kinema, që do të shtojnë të ardhurat e tyre në varësi të performancës së filmit në box office.