Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rripi dhëmbëzoreve tek veturat: Rëndësia, funksioni dhe pasojat e dëmtimit

Auto  |  11.07.2025 Ora 17:31   

Për rripin e dhëmbëzuar dhe pasojat katastrofale të këputjes së tij dihet pothuajse gjithçka, por në një automjet ekziston edhe një rrip tjetër i rëndësishëm – rripi i dhëmbëzoreve, ose ndryshe, rripi klinor me ndërtim paksa të ndryshëm.

Në veturat e reja më i zakonshëm është rripi kanalik, i cili vihet në lëvizje nga boshti motorik. Ai është thelbësor për funksionimin e alternatorit të motorit.

Në disa automjete, ky rrip gjithashtu vë në punë pajisjen ndihmëse të drejtimit (shërbe drejtimin), pompën e ujit, sistemin e ventilimit, kompresorin e kondicionerit ose pompën hidraulike.

Ndërsa në disa lloje të tjera veturash, shumicën e këtyre pajisjeve i vë në punë rripi i dhëmbëzuar – kjo varet nga dizajni i prodhuesit.

Me kalimin e kohës, rripi konsumohet dhe ndonjëherë mund të dëgjohet një zhurmë fërkimi që tregon se ka një problem.

Megjithatë, ndodh që rripi të këputet pa paralajmërim. Ai është prodhuar nga gome e fortë dhe që zgjat shumë, ndërsa në strukturën e tij janë të përfshira fije tekstili ose tela metalik – për forcë shtesë.

Këputja e rripit zakonisht ndihet si një krismë e fortë që vjen nga zona e motorit. Menjëherë ndizet llamba treguese e baterisë, sepse ajo nuk furnizohet më me energji.

Nëse rripi ka drejtuar pajisjen ndihmëse të timonit, drejtimi bëhet i vështirë; nëse ka vënë në punë pompën e ujit, motori do të nxehet shpejt. Në rast të tillë, menjëherë ndaloni në një vend të sigurt, larg rrugës, dhe thërrisni ndihmë.

Rripat dhëmbëzoreve të ditëve të sotme janë shumë të qëndrueshëm. Në shumicën e rasteve, zëvendësimi rekomandohet pas 120 mijë kilometrave të përshkuara

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing